PortalForumGalleryPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lajme Flash!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Giovanni
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 371
Age : 36
Location : Ne planetin TOKE
Reputation : 10
Points : 3547
Registration date : 01/12/2008

MesazhTitulli: Lajme Flash!   Wed 3 Dec 2008 - 14:01

Tiranë (Start) - Ish Ministri i Transporteve, aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha ka vetëm një javë kohë për tu paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me çështjen e rrugës, Durrës-Kukës. Organi i akuzës ka kërkuar që zoti Basha të paraqitet si i pandehur lidhur me abuzimet që janë bërë me fondet në këtë investim. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se çështja do t’i kalojë Gjykatës së Lartë nëse shefi i diplomacisë shqiptare nuk do të paraqitet përsëri për t’iu përgjigjur pyetjeve.

E çuditshmja e datës 6-7 dhjetor kur edhe Basha duhet të paraqitet pranë organit të akuzës, është se ai gjatë këtyre ditëve ka planifikuare një tur diplomatik që do të zgjas deri pas afatit të përcaktuar nga PP. Në dt. 4 – 5 dhjetor, Basha, do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 16-të të Mbledhjes së Ministrave të Punëve të Jashtme të OSBE-së që do të zhvillohet në Helsinki. Në dt. 6-7 dhjetor, Ministri Basha do të marrë pjesë në Konferencën e organizuar në Berlin nga Instituti gjerman Aspen, me temë “Një Dialog i ri Transatlantik: Liderët Gjermanë dhe Amerikanë në Dialog me Ballkanin”.Ai pritet të mbajë një fjalë me subjekt “Rezultatet e Samitit të NATO-s në Bukuresht në kontekstin e procesit të zgjerimit të BE-së në Evropën Juglindore”.
Më dt. 3 dhjetor, pasdite, Ministri Basha, së bashku me kolegë të tjerë do të udhëtojë për në Oslo, ku do të nënshkruajë në emër të Qeverisë Shqiptare, Konventën e OKB-së përNdalimin e Municioneve Thërrmuese, si dhe do të mbajë një fjalë gjatë ceremonisë së nënshkrimit.

Ndërkohë, menjëherë pas akuzave të drejtuara nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministri Basha reagoi ashpër ndaj Prokurores, Ina Rama. Ai tha se njerëz te opozites qe jane pjese e prokurorise kane fabrikuar akuzat ndaj tij. Sipas Bashes, elemente te opozites se sotme, kur kane qene ne pushtet kane sabotuar projektin e rruges “Durres-Kukes”, pasi kane pasur plane anti-kombetare.

"Pak pas fillimit të punimeve, Edi Rama nisi sulmin e egër ndaj këtij projekti të shekullit. I ndërgjegjshëm se përfundimi i rrugës Durrës-Kukës kompromenton rëndë të ardhmen e tij politike, ky pinjoll i denjë i Dushan Mugoshës dhe Koçi Xoxes mori stafetën nga ata që për 8 vjet penguan me çdo kusht ndërtimin e rrugës dhe mobilizoi mercenarët e tij për të nxirë dhe përbaltur këtë projekt gjigant. Me një sulm të pastër politik, mercenarët e Edi Ramës dhe ndokujt tjetër brenda prokurorisë morën akuzat e fabrikuara nga zyrat e Edi Ramës dhe i riprodhuan ato, tashmë me stemën e prokurorisë. Ata që rrugën e bllokuan për tetë vjet, pasi e panë se rruga po ndërtohet dhe po bëhet realitet, u vërsulën me akuzat e fabrikuara në zyrën e Edi Ramës kundër rrugës" tha Basha.

Menjehere pas deklarates se Ministrit te Jashtem Lulezim Basha pati reaguar edhe Prokuroria e Pergjithshme. Sipas nje njoftimi per mediat , PP citoi se se “edhe pse pёr jo juristёt eshte pak e vёshtirё pёr t'u kuptuar nё vёshtrimin e parё, na duhet tё shpjegojmё se aktet procedurale tё formuluara tani nga Prokuroria sic eshte ngritja e akuzёs pёr ish-Ministrin e Transporteve, aktualisht Ministrin e Jashtёm, Lulzim Basha, janё akte procedurale dhe jo veprime hetimore, nёpёrmjet tё cilave prokuroria ushtron ndjekjen penale nё pёrputhje me funksionet e saj kushtetuese”.

Vendimi i Gjykatёs sё Tiranёs thote organi i akuzes nuk pengon marrjen e Lulezim Bashes si te pandehur pasi asnjё vendim me karakter penal i njё gjykate tё zakonshme nuk mund tё shtrijё efektet mbi zt. Lulzim Basha pasi ai ёshtё deputet i Kuvendit tё Shqipёrisё dhe kompetencёn pёr tё vendosur pёr njё procedim penal lidhur me tё e ka vetёm Gjykata e Lartё.

_________________
Më pyete një ditë ç'farë dashuroj më shumë ?
Dhe të thashë jetën time!
Të dolën lot edhe vrapove...
Pa aritur të të them se jeta ime je ti...!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.pavarsia.forumattivo.com
Giovanni
Moderator
Moderator
avatar

Numri i postimeve : 371
Age : 36
Location : Ne planetin TOKE
Reputation : 10
Points : 3547
Registration date : 01/12/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme Flash!   Thu 4 Dec 2008 - 12:53

Fread: EULEX të vendoset në të gjithë Kosovën


Bruksel - Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried deklaroi se aleatët e NATO-s, vlerësojnë se EULEX-i, duhet të vendoset në të gjithë Kosovën. I pyetur se a do të ketë vështirësi në vendosjen e EULEX-it, duke pasur parasysh se vendosja e këtij mision është vonuar dhe se ka pasur protesta kundër tij, Fried tha se EULEX-i "duhet të vendoset shumë shpejtë dhe jam i bindur se kështu do të jetë".

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer u shpreh se Aleanca dëshiron që EULEX-i të vendoset në gjithë territorin e Kosovës.

“Pozicioni i NATO-s është i qartë. Ne dëshirojmë të shohim EULEX-in, misionin e Bashkimit Evropian, të vendoset në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun dhe aleatët e mirëpritën deklaratën e Bashkimit Evropian se kjo do të filloj së shpejti”-tha sekretari Scheffer për gazetarët në Bruksel.

Ministrat e jashtëm të NATO-s të mërkurën, pas takimit të tyre dyditor, kanë kërkuar dislokimin e shpejtë të misionit EULEX në tërë territorin e Kosovës. Në një takim të mbajtur në Bruksel, ata kanë kërkuar nga Serbia dhe pushteti në Kosovë që “në plotësi të bashkëpunojnë me të gjithë aktorët gjatë dhe pas bartjes së kompetencave.


Nga: Start
04/12/2008
__________________

_________________
Më pyete një ditë ç'farë dashuroj më shumë ?
Dhe të thashë jetën time!
Të dolën lot edhe vrapove...
Pa aritur të të them se jeta ime je ti...!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.pavarsia.forumattivo.com
DaRdI

avatar

Numri i postimeve : 18
Reputation : 0
Points : 3487
Registration date : 07/12/2008

MesazhTitulli: Re: Lajme Flash!   Sun 7 Dec 2008 - 19:57

Vetëvendosja sërish kundër EULEX’it

Lëvizja “Vetëvendosje” edhe njëherë ka kundërshtuar shtrirjen e misionit të EULEX-it në Kosovë, kjo pasi siç thanë ata, mandati i këtij misioni nuk bazohet në Kushtetutën e Kosovës, por nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka thënë se misioni i EULEX’it nuk do t’i jep llogari askujt në Kosovë pasi do të gëzojë imunitet.

“Të gjithë të punësuarit e ZCN-së dhe EULEX-it, përfshirë familjet e tyre, si dhe punonjësit ndërkombëtarë të emëruar nga PCN-ja, përfshirë zyret dhe arkivat e tyre, kanë imunitet diplomatik”, ka thënë ai.

Sipas tij, në vend të investimit të polici e gjyqësi, BE-ja do të duhej të përqendrohej në zhvillimin ekonomik, shoqëror, kulturor dhe në bujqësi.

Kurti ka shtuar se statusi i Kosovës vazhdon të jetë i pazgjidhur për këtë mision.

Është e pakuptimtë shtrirja e EULEX-it në Kosovë kur dihet që populli është ndër popujt më paqësorë”, ka thënë Kurti të dielën në një konferencë për media.

“EULEX-i do të bashkëpunojë me strukturat ilegale të Serbisë të dala nga zgjedhjet e 11 majit 2008 dhe kështu t’i legjitimojë ato”.

Sipas tij, Serbia do të bashkëpunojë me EULEX-in për të forcuar pozicionin e saj në Kosovë.

Nga gazeta express
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme Flash!   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajme Flash!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi 17 Shkurti :: Politika & Shtypi :: Politika-
Kërce tek: